Ditën e sotme para Kryeministrisë është duke u zhvilluar protesta e 28-të e qytetarëve të cilët kundërshtojnë ndërtimin e resortit në Zvërnec dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë Eurodeputeja e njohur italiane, Ilaria Salis, i është bashkuar zyrtarisht tubimit të qytetarëve shqiptarë, ku është parë mes protestuesve. Kujtojmë se ka qenë vet Salis, e cila e ka lajmëruar ardhjen e saj më parë, teksa po ashtu në në Parlamentin Europian ka folur në mbështetje të protestës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, eurodeputetja e grupit të “Të Gjelbërve” në Parlamentin Europian konfirmoi praninë e saj, duke e quajtur protestën…
Autor: DJATHTAS.COM
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Gjakovë-Prizren, pranë fshatit Rogovë, ku 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur 7 persona. Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë zëdhënësja e Policisë së Gjakovës Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërsa raportohet se autoritetet vendase po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Sot rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Prizren, në fshatin Rogovë. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e…
Mbrëmjen e djeshme, në Qendrën Kulturore të Libohovës, Qendra Kulturore Mediatike Antigonea organizoi shfaqjen premierë të pjesës teatrale “Bullizmi, një fjalë e keqe sot, një plagë përgjithmonë”, interpretuar nga trupa teatrore e shkollave të Bashkisë Gjirokastër. Vetë organizatorët nuk e prisnin një sukses të tillë. U kënaqën aktorët, publiku dhe organizatorët. Ishte vërtet një shfaqje fantastike, e cila u prit me duartrokitje pas interpretimit të secilit prej tre akteve. Teatri u ndoq me interes nga më shumë se 50 nxënës, prindër, mësues, punonjës socialë dhe psikologë. Në fund të shfaqjes, pjesëmarrësit në sallë bashkëbiseduan me aktorët dhe organizatorët, duke bërë…
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë vit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për 5-mujorin janar-maj primet e shkruara bruto janë rritur me 4.9% krahasuar të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja paraqitet në nivele të përafërta dhe modeste për të dyja segmentet kryesore. Tregu i produkteve të jo-Jetës është rritur me 4.9%, në mesatare e tregut, ndërsa tregu i Jetës është rritur me 5.5%. Rritjen totale të tregut e ka ndikuar negativisht tkurrja e mëtejshme në veprimtarinë tejet modeste të risigurimit. AMF-ja vlerëson se ngadalësimi i tregut është ndikuar ndjeshëm nga…
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valutore. Sipas një raporti nga bestbrokers.com, Shqipëria renditet ndër vendet me peshën më të ulët të arit kundrejt strukturës së rezervës së saj valutore, por edhe të sasisë së arit në raport me popullsinë. Të dhënat krahasuese nga platforma bestbrokers, tregojnë se në shkurt të këtij viti Shqipëria kishte rezerva ari për një sasi totale prej 3.73 tonësh. Ajo përbënte 6.4% të vlerës totale të rezervës valutore të vendit. Shqipëria ka një peshë të ulët të arit në strukturën e rezervës krahasuar me shumicën e vendeve të Botës, duke përfshirë edhe…
Një person raportohet se ka mbetur i plagosur në qytetin e Pogradecit, si pasojë e të shtënave me armë zjarri që janë regjistruar pak minuta më parë. Mësohet se shtetasi i plagosur është Brian Syzo. Shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të urgjencës mjekësore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri raportohet se është qëlluar në gjymtyrët e poshtme. Brian Syzo është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Pogradecit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes dhe arrestimin e personit që ka qëlluar më armë zjarri drejt të riut. Brian Syzo, personi…
Ditën e nesërme (e martë) , pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të hapë garën për zgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Kjo pasi mandati i kryeprokuroit të tanishëm Olsian Çela përfundon në dhjetor 2026. Në një njoftim të bërë nga KLP bëhet me dije se kandidaturat duhet të paraqiten pranë institucionit. “Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare datë 18.06.2026; 2. Diskutimi/miratimi i Projektvendimit: “Për shpalljen e fillimit të procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, përmes thirrjes publike për aplikim”, thuhet në njoftimin e KLP, ndër të tjera. Kujtojmë se Olsian Çela, u zgjodh Prokurori i…
Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në fshatin Llakatund, në Vlorë. Flakët mësohet se kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi, teksa era e fortë po favorizon përhapjen edhe në zona përreth. Në vendngjarje janë nisur dy automjete të shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe pë rtë parandaluar rrezikimin e banesave nga përhapja e mundshme e zjarrit. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në fshatin Mëzit në Fushë Arrëz, ku është përfshirë nga fkalët një banesë. Shtëpia ishtë në pronësi të 80-vjeçarit Zef Sadria, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime. Bëhet me dije se banesa në të cilën jetonte i moshuari ishte ndërtuar për bamirësi nga Kisha e Fushë-Arrëzit. Ende nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit, teksa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.