Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    E mërkurë, 12 Gusht
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    djathtas.comdjathtas.com
    • AKTUALITET
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Kulturë
      • Sociale
    • POLITIKË
    • BOTA
    • OP-ED
    • RAJONI
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    LAJME FLASH
    • Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre
    • Katër versione si mund të ndahemi me Ramën
    • “Shkrumbohen” Franca, Spanja dhe Portugalia! Zjarret jashtë kontrollit, evakuohen mbi 10 mijë persona
    • Trafikuan 2.4 ton drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal (EMRI)
    • TOKA: Pasuria që Bashkon Shqiptarët nga 9 deri në 99 Vjeç
    • Ra kjo protestë e u pamë!
    • Kush është mbrapa? Të gjitha teoritë konspirative rreth protestës
    • Përfaqësimi i Diasporës në Parlamentin e Shqipërisë: Një Domosdoshmëri Demokratike
    • Më të dashuruar se kurrë më parë, Elita dhe Gjiko ndajnë me ndjekësit foto nga pushimet në Egjipt: Disa momente janë…
    • Nga golat te familja, Rey Manaj dhe partnerja e tij drejtë një kapitulli të ri
    djathtas.comdjathtas.com
    Home»AKTUALITET»Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre
    AKTUALITET

    Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre

    DJATHTAS.COMNga DJATHTAS.COM7 Korrik, 2026

    Deputetja e deklaruar e pavarur, Marjana Koçeku ka folur për herë të parë për partronazhistët e Partisë Socialiste, duke ju referuar profileve anonime në rrjetet sociale që sulmojnë këdo që del kundër qeverisë, ndërsa i quan “mercenarë virtualë”.

    “Tu prit postin e rradhës jemi”, thuhet në një mesazh që i ka shkuar deputetes, duke nxitur reagimin e kësaj të fundit, nisur nga kërkesat e përsëritura për të lënë mandatin.

    “Prej disa ditësh po përballem në rrjetet sociale me nji ushtri virtuale patronazhistësh e profilesh të rreme që më kërkojnë me e lanë mandatin”, shkruan Marjana Koçeku. Ajo thekson se janë rreth 800 mijë mercenarë virtualë të organizuar nëpër hallkat e pushtetit.

    “Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë. Por nuk jam mësue me i hapë rrugë të keqes, që ka marrë edhe formën e këtyne mercenarëve virtualë, të organizuem prej komandantëve të tyne – funksionarë të këtij shteti – për me përbaltë e me denigrue veç pse kam zgjedhë pavarësinë e përfaqësimit në parlament.

    Thuhet se janë diku 800 mijë profile të tilla që qarkullojnë. Bashkitë janë kthye në garnizone të këtyne mercenarëve dhe ushtrojnë presion të përditshëm përmes fjalës nëpër komente e postime.

    Kurrë nuk asht keqpërdorë fjala ma shumë në historinë e demokracisë së këtij vendi. Dhe tash në kohë proteste vërehet mobilizimi total i tyne për me shkatërrue e denigrue çdokend që i del kritik qeverisë”, shkruan deputetja që u largua nga PS.

    Marjana Koçeku thotë se ka zgjedhur të flasë, përkundër çdo çmimi, sepse ndryshe heshtja do t’i kushtonte më shumë. Sipas saj, Shqipëria nuk duhet të jetë më një republikës fallsiteti që lufton qytetarët e vetë me fantazma virtuale.

    “E kam ditë se çmimi i të folunit lirshëm ka me qenë i naltë, por heshtja do kishte kushtue shumë ma tepër në këtë republikë që kërkon me i luftue qytetarët e vet me fantazma, hije patronazhistësh dhe profile false. Kjo nuk duhet me qenë republika e fallsitetit dhe e fantazmave online”, përmbyllet reagimi.

    Marjana Koçeku patronazhistet
    Share. Facebook Twitter LinkedIn Copy Link

    Related Posts

    Katër versione si mund të ndahemi me Ramën

    7 Korrik, 2026

    “Shkrumbohen” Franca, Spanja dhe Portugalia! Zjarret jashtë kontrollit, evakuohen mbi 10 mijë persona

    7 Korrik, 2026

    Trafikuan 2.4 ton drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal (EMRI)

    7 Korrik, 2026
    Leave A Reply Anulo përgjigjen

    OP - ED

    Ra kjo protestë e u pamë!

    Nga DJATHTAS.COM

    TOKA: Pasuria që Bashkon Shqiptarët nga 9 deri në 99 Vjeç

    Nga DJATHTAS.COM

    Katër versione si mund të ndahemi me Ramën

    Nga DJATHTAS.COM
    Lajmet e Fundit
    AKTUALITET

    Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre

    Nga DJATHTAS.COM7 Korrik, 2026

    Deputetja e deklaruar e pavarur, Marjana Koçeku ka folur për herë të parë për partronazhistët…

    Katër versione si mund të ndahemi me Ramën

    7 Korrik, 2026

    “Shkrumbohen” Franca, Spanja dhe Portugalia! Zjarret jashtë kontrollit, evakuohen mbi 10 mijë persona

    7 Korrik, 2026

    Trafikuan 2.4 ton drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal (EMRI)

    7 Korrik, 2026
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Djathtas.com është një platformë mediatike online, tërësisht e pavarur, e lindur nga nevoja për një informim të saktë, të ndershëm dhe të pakompromis. Misioni ynë është të sjellim përpara publikut jo vetëm lajmin e fundit, por edhe analizën e thellë, komentin e mprehtë dhe këndvështrime të larmishme. Në një epokë ku informacioni qarkullon shpejt, ne zgjedhim të udhëhiqemi nga verifikimi i fakteve dhe interesi publik. Djathtas.com nuk është thjesht një dritare lajmesh, por një hapësirë ku e vërteta dhe liria e shprehjes gjejnë zërin e tyre.

    Facebook Instagram YouTube TikTok
    Lajmet e fundit

    “Mallkimi” prek Kanadanë ende pa zbritur në fushë, kombëtarja rrezikon “eliminimin” ndaj Afrikës së Jugut (ARSYEJA)

    29 Qershor, 2026

    Ishte gati të shkrinte gjithë pasurinë e tij që Meta të dilte nga burgu, Kujtim Cakrani flet për përçarjen e tij me ish-presidentin! A ishte komploti arsyeja?

    29 Qershor, 2026

    Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet prezenca e diasporës

    29 Qershor, 2026
    © 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Djathtas.com

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.