Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    E diel, 9 Gusht
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    djathtas.comdjathtas.com
    • AKTUALITET
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Kulturë
      • Sociale
    • POLITIKË
    • BOTA
    • OP-ED
    • RAJONI
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    LAJME FLASH
    • Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre
    • Katër versione si mund të ndahemi me Ramën
    • “Shkrumbohen” Franca, Spanja dhe Portugalia! Zjarret jashtë kontrollit, evakuohen mbi 10 mijë persona
    • Trafikuan 2.4 ton drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal (EMRI)
    • TOKA: Pasuria që Bashkon Shqiptarët nga 9 deri në 99 Vjeç
    • Ra kjo protestë e u pamë!
    • Kush është mbrapa? Të gjitha teoritë konspirative rreth protestës
    • Përfaqësimi i Diasporës në Parlamentin e Shqipërisë: Një Domosdoshmëri Demokratike
    • Më të dashuruar se kurrë më parë, Elita dhe Gjiko ndajnë me ndjekësit foto nga pushimet në Egjipt: Disa momente janë…
    • Nga golat te familja, Rey Manaj dhe partnerja e tij drejtë një kapitulli të ri
    djathtas.comdjathtas.com
    Home»OP-ED»Ra kjo protestë e u pamë!
    OP-ED

    Ra kjo protestë e u pamë!

    DJATHTAS.COMNga DJATHTAS.COM4 Korrik, 2026

    Nga Lutfi Dervishi

    Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat më shumë se një muaj, kur mbledh njerëz përtej rreshtimeve tradicionale dhe kur refuzon të bëhet pronë e një partie, ajo kthehet në diçka tjetër: në një test për të gjithë. Jo vetëm për atë që kundërshton, por edhe për ata që pretendojnë se janë alternativa e tij.

    Kjo protestë nuk po u jep aktorëve publikë thjesht një “shans”, por po i vendos para pasqyrës.

    1. Qeverisë po i tregon kufijtë e arrogancës.Vota e marrë vitin e kaluar nuk është leje gjuetie për katër vjet. Shumica parlamentare nuk e zëvendëson legjitimitetin shoqëror dhe as e bën të panevojshëm dëgjimin e qytetarëve.

    Kur mijëra njerëz dalin çdo mbrëmje, pa parti, pa autobusë dhe pa pagesë, sistemi nuk mund t’ia faturojë pakënaqësinë as sondazheve, as algoritmeve dhe as agjentëve të huaj, edhe pse i ka provuar të gjitha.

    1. Opozitës tradicionale po i tregon diçka që deri dje dukej e pamendueshme: sheshi nuk është pronë e saj.

    Protestuesit nuk kërkuan kartë anëtarësie dhe as leje nga selitë opozitare. Madje, në shumë raste, u distancuan prej tyre.

    Nëse opozita nuk kupton pse u refuzua, do ta ketë edhe më të vështirë të bindë qytetarët se alternativa që ofron do të jetë diçka tjetër nga pushteti që kërkon të zëvendësojë.

    1. Mediave po u dërgon ndoshta paralajmërimin e fundit të mundshëm.

    Edhe kjo protestë u raportua kryesisht përmes prizmit partiak, pro ose kundër, shpesh sipas atij që paguan faturën. Qytetarët e vunë re.

    Besueshmëria nuk rikthehet duke kthyer pllakën për një ditë. Mjafton një lajm për ta humbur dhe lipsen vite për të fituar. Duhet kuptuar se sheshi nuk është kundër gazetarëve, por kundër “produktit mediatik”

    Ky 34-ditësh ishte një provë për median. Sa media e kaluan atë, do ta tregojë audienca pas gjashtë muajsh.

    1. Biznesit të madh po i tregon se kapitalizmi pa përgjegjësi shoqërore është, vetëshkatërrues.

    Nuk mund të ndërtohet një ekonomi e qëndrueshme mbi një shoqëri të varfëruar dhe të pakënaqur.

    Biznesi që është rritur mbi monopole, koncesione, favore dhe kapje të shtetit nuk ka ndërtuar kapital të qëndrueshëm, por varësi. Dhe varësia nga favoret bëhet veçanërisht e rrezikshme pikërisht kur shteti fillon të ketë frikë nga qytetarët e vet.

    1. Shoqërisë civile po i kujton distancën midis projektit dhe problemit.

    Organizata që kanë punuar prej vitesh për demokracinë, transparencën, llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë, shpesh u gjendën jashtë një lëvizjeje që kërkonte pikërisht këto gjëra.

    Ndoshta sepse një gjë është gjuha e projekteve dhe një tjetër gjuha e problemeve. Një gjë është të flasësh për pjesëmarrjen qytetare në sallën e një hoteli dhe një tjetër ta njohësh atë kur të shfaqet, e paftuar, në shesh.

    1. Policisë po i kujton se uniforma nuk është garanci imuniteti.

    Mënyra si menaxhohet një protestë paqësore, komunikimi, proporcionaliteti, vetëpërmbajtja dhe respekti për qytetarin, bëhen pjesë e kujtesës kolektive.

    Një polici që mbron shtetin duke respektuar qytetarin fiton autoritet. Një polici që përdoret si instrument i presionit politik mund të fitojë një përplasje në rrugë, por humbet diçka shumë më të vështirë për t’u rikthyer: besimin.

    1. Drejtësisë po i bën pyetjen që nuk mund ta shmangë pafundësisht.

    Kur do të jenë gati dosjet për çështjet e njohura publikisht, për kontratat e dyshimta, për vendimet e marra jashtë procedurave dhe për shkeljet flagrante të ligjit dhe logjikës?

    SPAK-u nuk i detyrohet sheshit dhe nuk duhet të nxitohet nga presioni i rrugës. Drejtësia e diktuar nga turma nuk është drejtësi, por edhe hetimi i ngadalshëm, në dritën e qiriut, për gjëma janë bërë në dritën e diellit, e bën gjithnjë e më legjitime pyetjen: kush përfiton nga zvarritja?

    1. Partive të reja po u ofron provën më të vështirë: të mos bëhen si të vjetrat.

    Shenjat e para nuk janë gjithmonë inkurajuese; edhe mes zërave të rinj shfaqen reflekse të vjetra: kërkimi i liderit shpëtimtar, retorikë emocionale pa program, personalizimi i lëvizjes dhe tundimi i kultit të kryetarit.

    Ndryshimi nuk dëshmohet me një logo të re dhe as me moshën e re të drejtuesit. Dëshmohet kur figura numër dy e një lëvizjeje, nëse ekziston një e tillë, mund ta kundërshtojë figurën numër një dhe të mbijetojë politikisht.

    1. Vetë protestuesve, ky 34-ditësh po u tregon se zemërimi mund të kthehet në qëndresë.

    Por qëndresa pa organizim dhe pa strukturë negociuese ka një datë skadimi. Kërkesat ekzistojnë. Mënyra për t’i imponuar ato ende nuk është e qartë. Sheshi mund të prodhojë presion, por presioni që nuk arrin rezultate konkrete, me kalimin e kohës, prodhon lodhje e konsumim.

    Pas guximit për të dalë në shesh, vjen një guxim tjetër, ndoshta edhe më i vështirë: organizimi.

    1. Dhe gjithë sistemit, pa përjashtim, po i tregon se kostoja e indiferencës është rritur.

    Jo çdo protestë rrëzon një qeveri. Historia e tranzicionit shqiptar është dëshmitare e kësaj. Por suksesi i një proteste nuk matet vetëm me rrëzimin mekanik të një qeverie, sidomos nëse ajo zëvendësohet me një tjetër që qeveris njësoj.

    Suksesi matet edhe me rritjen e kostos së arrogancës dhe të mungesës së llogaridhënies.

    Matet me faktin se, herën tjetër, kushdo që merr një vendim në emër të qytetarëve duhet të dijë se çmimi i arrogancës nuk është më zero.

    P.S.

    Çfarëdo rruge të ndjekë kjo lëvizje, reformë e pjesshme, ndryshim qeverie apo konsumim i heshtur, një gjë tashmë ka ndodhur dhe vështirë të kthehet mbrapsht: ka ndryshuar pritshmëria kolektive.

    Jo ende institucionet, jo ende mënyra e qeverisjes, por pritshmëria.

    Njerëzit që dolën në shesh për 34 net radhazi kanë mësuar diçka për veten që sistemi nuk mund t’ua çmësojë lehtë: se mund të dalin, mund të qëndrojnë dhe mund të mos binden kur u thuhet se gjithçka do të bëhet mirë. Protesta mund të mbyllet, mund të zvogëlohet, por e sigurte është se ajo mund të rikthehet në forma të tjera, për çështje të tjera dhe me një kosto më të lartë për ata që zgjedhin ta shpërfillin.

    Edi Rama Protesta
    Share. Facebook Twitter LinkedIn Copy Link

    Related Posts

    Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre

    7 Korrik, 2026

    Katër versione si mund të ndahemi me Ramën

    7 Korrik, 2026

    “Shkrumbohen” Franca, Spanja dhe Portugalia! Zjarret jashtë kontrollit, evakuohen mbi 10 mijë persona

    7 Korrik, 2026
    Leave A Reply Anulo përgjigjen

    OP - ED

    Ra kjo protestë e u pamë!

    Nga DJATHTAS.COM

    TOKA: Pasuria që Bashkon Shqiptarët nga 9 deri në 99 Vjeç

    Nga DJATHTAS.COM

    Katër versione si mund të ndahemi me Ramën

    Nga DJATHTAS.COM
    Lajmet e Fundit
    AKTUALITET

    Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre

    Nga DJATHTAS.COM7 Korrik, 2026

    Deputetja e deklaruar e pavarur, Marjana Koçeku ka folur për herë të parë për partronazhistët…

    Katër versione si mund të ndahemi me Ramën

    7 Korrik, 2026

    “Shkrumbohen” Franca, Spanja dhe Portugalia! Zjarret jashtë kontrollit, evakuohen mbi 10 mijë persona

    7 Korrik, 2026

    Trafikuan 2.4 ton drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal (EMRI)

    7 Korrik, 2026
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Djathtas.com është një platformë mediatike online, tërësisht e pavarur, e lindur nga nevoja për një informim të saktë, të ndershëm dhe të pakompromis. Misioni ynë është të sjellim përpara publikut jo vetëm lajmin e fundit, por edhe analizën e thellë, komentin e mprehtë dhe këndvështrime të larmishme. Në një epokë ku informacioni qarkullon shpejt, ne zgjedhim të udhëhiqemi nga verifikimi i fakteve dhe interesi publik. Djathtas.com nuk është thjesht një dritare lajmesh, por një hapësirë ku e vërteta dhe liria e shprehjes gjejnë zërin e tyre.

    Facebook Instagram YouTube TikTok
    Lajmet e fundit

    “Mallkimi” prek Kanadanë ende pa zbritur në fushë, kombëtarja rrezikon “eliminimin” ndaj Afrikës së Jugut (ARSYEJA)

    29 Qershor, 2026

    Ishte gati të shkrinte gjithë pasurinë e tij që Meta të dilte nga burgu, Kujtim Cakrani flet për përçarjen e tij me ish-presidentin! A ishte komploti arsyeja?

    29 Qershor, 2026

    Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet prezenca e diasporës

    29 Qershor, 2026
    © 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Djathtas.com

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.