Autor: DJATHTAS.COM

Deputetja e deklaruar e pavarur, Marjana Koçeku ka folur për herë të parë për partronazhistët e Partisë Socialiste, duke ju referuar profileve anonime në rrjetet sociale që sulmojnë këdo që del kundër qeverisë, ndërsa i quan “mercenarë virtualë”. “Tu prit postin e rradhës jemi”, thuhet në një mesazh që i ka shkuar deputetes, duke nxitur reagimin e kësaj të fundit, nisur nga kërkesat e përsëritura për të lënë mandatin. “Prej disa ditësh po përballem në rrjetet sociale me nji ushtri virtuale patronazhistësh e profilesh të rreme që më kërkojnë me e lanë mandatin”, shkruan Marjana Koçeku. Ajo thekson se janë…

Read More

Nga Andi Bushati Ndonëse protesta më simbolike dhe më e bukur që ka ngjarë në këtë vend ka nxjerë në dritë një të vërtetë të madhe, atë se Shqipëria drejtohet nga një bandë uzurpatorësh pa legjitimitet, ajo deri më tani nuk ka ofruar zgjidhje për mënyrën se si mund të çlirohemi prej tyre. Pyetja e thjeshtë: “si ikën Edi Rama”, thelbi i së cilës është shfaqur me gjithë kreativitetin e tij në qindra sllogane përgjatë bulevardit, qëndron si shpata e demokleut mbi fatin e revolucionit të flamingove. Opsionet e hedhura përgjatë këtyre thuajse 40 ditëve janë disa. Ka nga ata…

Read More

Evropa Jugore po përballet me një nga krizat më të rënda mjedisore të viteve të fundit. Vala e të nxehtit rekord dhe erërat e forta kanë nxjerrë jashtë kontrollit qindra vatra zjarri në Francë, Spanjë dhe Portugali, duke shkaktuar evakuime masive, shkatërrim të zonave të mbrojtura dhe një bilanc tragjik viktimash nga temperaturat ekstreme. Situata mbetet kritike në jug të Francës, përgjatë vargmalit të Pirenejve në kufi me Spanjën. Më shumë se 10,000 banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar flakëve, të cilat deri tani kanë gllabëruar mbi 11,000 hektarë tokë. Nga terreni raportohet për të…

Read More

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar arrestimin e një shtetasi shqiptar, të identifikuar si, Emiljan Burba, i dyshuar si drejtues i një prej grupeve të strukturuara kriminale, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Procedimi penal nr.9 i vitit 2024 është rregjistruar më 18.1.2024 për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe…

Read More

Nga Ethem Aga Ka pak çështje që arrijnë të prekin njësoj zemrën e çdo shqiptari, pavarësisht moshës, profesionit apo vendit ku jeton. Një prej tyre është TOKA. Për shqiptarët, toka nuk është thjesht një sipërfaqe e regjistruar në kadastër, një pronë me dokumente apo një vlerë ekonomike. Ajo është kujtesë, identitet, histori, sakrificë dhe trashëgimi, qe brez pas brezi mbetet ne memorien e cdo shqipetari. Nga fëmija që dëgjon gjyshin të tregojë historinë e familjes, deri te i moshuari që ka kaluar gjithë jetën duke punuar arën e tij, toka mbetet një nga temat më të ndjeshme dhe më emocionale…

Read More

Nga Lutfi Dervishi Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat më shumë se një muaj, kur mbledh njerëz përtej rreshtimeve tradicionale dhe kur refuzon të bëhet pronë e një partie, ajo kthehet në diçka tjetër: në një test për të gjithë. Jo vetëm për atë që kundërshton, por edhe për ata që pretendojnë se janë alternativa e tij. Kjo protestë nuk po u jep aktorëve publikë thjesht një “shans”, por po i vendos para pasqyrës. Kur mijëra njerëz dalin çdo mbrëmje, pa parti, pa autobusë dhe pa pagesë, sistemi nuk mund t’ia faturojë pakënaqësinë as…

Read More

Nga Andi Bushati Errësira e regjimit autokratik që ka pllakosur prej vitesh Shqipërinë e ka bërë të pamundur për shumëkënd të imagjinonte se një festë rinore demokracie mund të ngjiste kaq shpejt në këtë vend. Të gjithë ata që i kishin humbur shpresat, që qenë të bindur se Edi Rama kontrollonte gjithçka, se opozita ishte invalidizuar aq shumë sa nuk mund të prodhonte dot më ndryshim, po shfaqin prirjen për ta arsyetuar atë që po ndodh me një dyzinë teorish konspirative që po fitojnë terren ditë pas dite. Vetë kryeministri, në një një fjalim haluçinant përballë deputetëve të partisë së…

Read More

Nga Ethem Aga Me statusin e emigratit (refugé politique), sic thonim ne vitet 90, jam munduar te shkruaj kete artikull (en âme et conscience ). Shqipëria e shekullit XXI nuk mund të kuptohet pa diasporën e saj. Sipas INSTAT 2,25 milion shqiptarë jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, duke kontribuar çdo vit me 1,12 miliard euro në ekonominë kombëtare, duke mbështetur familjet e tyre, duke promovuar interesat shqiptare në botë dhe duke ruajtur identitetin kombëtar përtej kufijve shtetërorë. Megjithatë, pavarësisht këtij roli jetik, diaspora vazhdon të mbetet e nën-përfaqësuar në institucionet më të rëndësishme të vendimmarrjes politike. Përfaqësimi i diasporës në…

Read More

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko kanë tërhequr së fundmi vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale me postimet e tyre. Çifti ka ndarë në Instagram disa fotografi nga pushimet që po kalojnë në Egjipt, ku shfaqen pranë njëri-tjetrit të lumtur dhe të buzëqeshur. Elita e ka shoqëruar postimin me një mbishkrim të shkurtër, ku shkruan: “Disa momente janë shumë të shenjta për mbishkrime.” Elita dhe Gjiko vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, duke ndarë herë pas here me ndjekësit momente të veçanta nga jeta e tyre private.

Read More

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, duket se po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së tij personale. Pak muaj më parë u bë e ditur se futbollisti kishte gjetur dashurinë dhe ishte në një lidhje romantike me Arbionën, një vajzë nga Kosova. Sipas burimeve të Prive by Liberta Spahiu, çifti përveç dashurisë ata po presin të bëhen prindër për herë të parë. Po ashtu, burimet tregojnë se Rey Manaj dhe partnerja e tij janë parë së fundmi në jug të Shqipërisë, ku janë shfaqur mjaft të lumtur dhe të dashuruar. Megjithatë, deri më tani as Rey Manaj…

Read More