Autor: DJATHTAS.COM

Bilanc tragjik është shënuar deri më tani pas tërmeteve të fuqishme që kanë tronditur Venezuelën, ku numri zyrtar i të vdekurve nga dy tërmetet ka arritur në të paktën 1450 persona. Ky bilanc u konfirmua nga kreu i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez. Teksa të lënduar numërohen rreth 3150 persona, ndërsa 70 mijë persona ende rezultojnë të zhukur dhe asgjë nuk dihet deri më tani për fatin e tyre. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), ekziston frika se numri përfundimtar i viktimave mund të rritet akoma më tej Tërmeti katastrofik në Venezuelë ndodhi pasditen e së mërkurës, më 24 qershor 2026,…

Read More

Presidenti Donald Trump ka bër një reagim këtë henë në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur se SHBA-të dhe Irani janë gati të zhvillojnë bisedime të reja nesër në kryeqytetin e Katarit. “Irani ka kërkuar një takim. Ai do të mbahet nesër në Doha!” shkruan Trump në një postim në Truth Social. Por nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Irani. Postimi i Trump vjen pasi SHBA-të dhe Irani shkëmpyen një seri sulmesh gjatë fundjavës që kërcënuan të prishin negociatat që synojnë që t’i japin fund konfliktit. Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi për Fox Neës…

Read More

Trafiku në Ngushticën e Hormuzit ra ndjeshëm gjatë fundjavës, pasi një anije u godit teksa po kalonte nëpër rrugën ujore të shtunën. Si dhe një shkëmbim i ri sulmesh mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit rriti tensionet. Sipas të dhënave të firmës së gjurmimit detar Kpler, të shtunën nëpër ngushticë kaluan 29 anije mallrash, ndërsa të dielën vetëm 12. Shifrat e së dielës përfaqësojnë një rënie të ndjeshme krahasuar me javën e kaluar, kur memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar nga Teherani dhe Uashingtoni më 15 qershor rriti trafikun në Ngushticën e Hormuzit në nivelin më të lartë që nga fillimi…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar më shumë se 300 milionë dollarë fonde për të ndihmuar Venezuelën e goditur nga tërmeti. Lajmin e dha vetë Departamenti i Shtetit, nga një angazhim i mëparshëm prej 150 milionë dollarësh. “Këto fonde do të ofrojnë kujdes mjekësor emergjent, ndihmë ushqimore, ujë dhe kanalizime, strehim, mbrojtje dhe logjistikë”, thuhet në deklaratën e Departamentit. Paratë do të jepen përmes organizatave partnere, duke përfshirë Samaritan’s Purse, Catholic Relief Services, Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin, Programin Botëror të Ushqimit dhe Kryqin e Kuq, thuhet në deklaratë. Uashingtoni ka vendosur gjithashtu katër ekipe kërkim-shpëtimi urbane në Venezuelë, të…

Read More

Është grabitur një nga vilat në pronësi të tenorit italian Andrea Bocelli, e cila është e lokalizuar në zonën bregdetare të Forte dei Marmi, i cili është një nga destinaionet më të njohura dhe luksoze të italisë. Sipas mediave italiane, hajdutët kanë marrë bizhuteri, ora lukspze, çanta të markave të njohura dhe para në dorë, me një vlerë totale të përllogaritur rreth 500 mijë euro. Në momentin e grabitjes vila nuk ishte e banuar nga famikja Bocelli, por ishte dhënë me qera për një familje amerikane e cila po kalonte pushimet. Bazuar në të dhënat e hetimeve të para autorët…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, duke hapur rrugën për certifikimin e tyre zyrtar dhe nisjen e procesit të themelimit të institucioneve të reja për t’i dhënë krizës pothuajse dyvjeçare politike. Rezultatet përfundimtare u shpallën të shtunën në një mbledhje të KQZ-së në Prishtinë. Certifikimi i tyre pritet të bëhet të hënën, kur përfundon një periudhë ankesash prej 48 orësh, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, gjatë mbledhjes së komisionit. Sipas rezultateve përfundimtare, partia në pushtet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i ka fituar 47.13%…

Read More

Më 15 korrik afro orës 18:00 në Kroaci do të mbahet një protestë paqësore me kërkesën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Lajmin për organizimin e dhjetërave personave që do të zbarkojnë pasditen e 15 korrikut në Kroaci, e bëri të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë një konference për media. Gucati tha se protesta do të përcjellë një mesazh të qartë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, duke shprehur shpresën se kjo do të jetë protesta e fundit para rikthimit të tyre në Kosovë. “Do të jetë…

Read More

Policia italiane ka arrestuar një shtetas të ri shqiptar, pa precedentë penalë, i cili u akuzua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre . Efektivët vunë re të riun që po i kalonte fshehurazi diçka një gruaje pranë barit të fshatit. Policia vuri re të riun duke i dhënë një dozë kokaine një gruaje pranë një bari në qendër të Mezzolombardos. Operacioni pasues lejoi kapjen dhe identifikimin e individëve të përfshirë, si dhe nisjen e menjëhershme të hetimeve. Hetimi vazhdoi më pas në shtëpinë e burrit, ku karabinierët gjetën mbi 40 gramë kokainë, një peshore precize dhe…

Read More

Një ngjarje tragjike e ndodhur mbrëmjen e djeshme ka tronditur mbarë Deçanin pasi babë e bir humbën jetën teksa ishin duke pastruar makinën ë oborrin e shtëpisë, ku thuhet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili përmes një postimi të ndarë në rrjet ka reaguar i prekur nga ngjarja e trishtë. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Xhemajl Mustafajt dhe birit të tij, Hasanit, nga fshati Maznik. Në emrin tim dhe të Komunës së Deçanit, i…

Read More

Sot qytetarët hyjnë në ditën e 28-të të protestës në Tiranë, e cila vijon të ketë të njëjtat kërkesa kryesore, me në krye dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka nisur në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit pritet të vijojnë drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku do të shprehin kërkesat e tyre dhe më pas me marshimin në rrugët e kryeqytetit. Sot po ashtu është paralajmëruar një protestë kombëtarë, ku pritet pjesëmarrja e diasporës. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë organizatorët e protestës bënë publike kërkesat e tyre kryesore,…

Read More