Autor: DJATHTAS.COM

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, duket se po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së tij personale. Pak muaj më parë u bë e ditur se futbollisti kishte gjetur dashurinë dhe ishte në një lidhje romantike me Arbionën, një vajzë nga Kosova. Sipas burimeve të Prive by Liberta Spahiu, çifti përveç dashurisë ata po presin të bëhen prindër për herë të parë. Po ashtu, burimet tregojnë se Rey Manaj dhe partnerja e tij janë parë së fundmi në jug të Shqipërisë, ku janë shfaqur mjaft të lumtur dhe të dashuruar. Megjithatë, deri më tani as Rey Manaj…

Read More

Venezuela u trondit nga dy tërmete të fuqishme mëngjesin e së enjtes, duke lënë pasoja të rënda, si në shkatërrime ndërtesash edhe në humbje jete. I prekur nga kjo fatkeqësi ka mbetur edhe futbollisti argjentinas, Lucas Trejo, i cili pas një kërkimi 74 orësh, gjeti bashkëshorten dhe dy fëmijët të vdekur. Është vetë klubi i tij, Maritimo, ekip që militon në ligën e dytë venezueliane që ka bërë të ditur këtë lajm tragjik dhe njëkohësisht shpreh ngushëlimet për këtë moment të vështirë për futbollistin e tyre. View this post on Instagram A post shared by Club Sport Marítimo de La…

Read More

Ditë zie për presidentin e klubit të Skënderbeut, Ardian Takajn. Ky i fundit ka humbur njeriun e shtrenjtë, nënën e tij Mete Takaj, e cila ka mbyllur sytë ditën e sotme në moshën 87-vjeçare. Është vetë Takaj që e ka “njoftuar” tërthorazi diçka të tillë, duke vendosur si foto profili fjongon e zezë. E pak më vonë, kreu i klubit korçar ka publikuar në “Story” një foto krah nënës së tij. Kujtojmë se vetëm një vit më parë, presidenti i Skënderbeut humbi edhe babain, Petrit Takajn. Ndërsa ditën e sotme vetë Takaj dha lajmin e keq edhe për më të…

Read More

Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Behar Feta është zyrtarizuar te gjigantët slloven të Maribor, transferim falas. Për 23-vjeçarin, ky është kalim te rivalët në elitën e futbollit të Sllovenisë, pasi edicionin 2025-2026 e mbylli me NK Aluminij. Feta e ka nisur karrierën profesionale te Shkëndija e Tetovës, ndërsa me klubin shqiptar qëndroi për pak kohë, duke e vijuar kalvarin e rritjes profesionale te NK Domzale, NK Aluminij dhe tashmë pjesë e Maribor. Për shqiptarin nga Shkupi, rezulton rikthim te Maribor, pasi ka luajtur edhe më herët, konkretisht në sezonet 2023-2024 dhe 2024-2025. Sipas “Transfermarkt”, lojtari në fjalë vlen 500…

Read More

Afrikë e Jugut–Kanada do të jetë ndeshja e parë e fazës me eliminim direkt, sfidë kjo e cila do të zhvillohet sot në mbrëmje prej orës 21:00 në stadiumin “SoFi” të Inglewood. Të dyja këto skuadra e mbyllën fazën e grupeve në vendin e dytë dhe në fushën e lojës do tentojnë të vazhdojnë këtë rrugëtim edhe për raundin e 1/16-tave. Ndërkohë, duket se për Kanadanë, e cila mban edhe statusin e një prej shteteve pritëse të këtij turneu prestigjioz, i duhet të përballet me një “mallkim të vjetër”, dhe kjo për shkak të artistit Aubrey Drake Graham, njohur ndryshe…

Read More

Një nga lajmet që pak kush e priste ishte “ndarja” mes avokatit Kujtim Cakrani dhe ish-presidentit Ilir Meta. Vetëm pak kohë më parë, Cakrani deklaronte publikisht se ishte i gatshëm të shkrinte të gjithë pasurinë e tij, vetëm e vetëm që Ilir Meta të dilte nga qelia, megjithatë ajo që dikur dukej si një raport i ndërtuar mbi besim dhe vendosmëri, mesa duket nuk i rezistoi kohës. Studio Ligjore “Cakrani” njoftoi zyrtarisht ndërprerjen e marrëdhënies profesionale me kreun e Partisë së Lirisë, duke argumentuar se vendimi erdhi si pasojë e humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit mes palëve.…

Read More

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj ka reaguar pas deklaratës së bërë këtë të hënë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili i kërkoi deputetes Marjana Koçeku të dorëzojë mandatin, me argumentin se ai i përket Partisë Socialiste dhe jo asaj personalisht. Në reagimin e tij, Malaj shprehet se Partia Socialiste nuk ka asnjë mekanizëm ligjor për t’ia hequr mandatin deputetes, pasi Kushtetuta garanton se mandati është individual dhe i lirë. Ai thekson se ky parim mbron deputetët nga diktati i partisë dhe u jep të drejtën të veprojnë sipas ndërgjegjes së tyre. “Rilindja po…

Read More

Reperi shqiptar Cllevio Serbiano, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan. Ndonëse temat e trajtuara kishin të bënin për Kupën e Botës 2026, e cila po mbahet mes SHBA-së, Meksikës dhe Kandasë, reperit Cllevio i është zhvilluar një pyetësor nga moderatorja Marina Vjollca, në trajtë sportive për “VIP”-at shqiptar, e ku nuk kanë munguar përgjigjet “pikante”: Marina Vjollca: Cili është lojtari më i mbivlerësuar? Cllevio Serbiano: Noizy. Marina Vjollca: Kush është lojtari që bën më shumë zhurmë se sa futboll? Cllevio Serbiano: Më shumë zhurmë sesa futboll? Nuk është se ndonjë bën ndonjë zhurmë, por po ia lëmë…

Read More

Këngëtari Besart Kelmendi i njohur me emrin e artit si Gjesti, është shfaqur së fundmi nostalgjik në rrjet duke kujtuar kohërat kur ai ka qenë një nxënës i fillores. Në foton e publikuar në faqen e tij të Instagramit, ku ai shfaqet në rresht me shokët dhe shoqet e klasës e përpara tyre duket mësuesja kujdestare, Gjesti shkruan: Edhe pse jemi shpërndarë, shumë kisha pasur qejf edhe njëherë të kemi bashkë një foto si kjo. Duke kujtuar me mall kohërat e fëmijërisë, Gjesti ka vizituar së fundmi mësuesen e tij të fillores, një video e cila bëri xhiron e rrjetit. Ndërsa…

Read More

Modelja e njohur Adrola Dushi, feston sot ditëlindjen e 33-të, e natyrisht që nuk do të mund të mungonte urimi i partnerit të saj, Trim Ademi, i njohur në botën e artit si Capital T. Këngëtari i ka kushtuar fjalët më të bukura bukuroshes së showbiz-it shqiptar, teksa ka postuar edhe një foto të ëmbël ku ai dhe Adrola shfaqen krahë njëri tjetrit më të dashuruar se kurrë. “Bota u bë pak më e shndritshme ditën që mbërrite ti, Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Capital T Capital T dhe Adrola Dushi janë zyrtarisht në një lidhje dashurie, të cilën e konfirmuan publikisht në Shën…

Read More