Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    E mërkurë, 12 Gusht
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    djathtas.comdjathtas.com
    • AKTUALITET
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Kulturë
      • Sociale
    • POLITIKË
    • BOTA
    • OP-ED
    • RAJONI
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    LAJME FLASH
    • Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre
    • Katër versione si mund të ndahemi me Ramën
    • “Shkrumbohen” Franca, Spanja dhe Portugalia! Zjarret jashtë kontrollit, evakuohen mbi 10 mijë persona
    • Trafikuan 2.4 ton drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal (EMRI)
    • TOKA: Pasuria që Bashkon Shqiptarët nga 9 deri në 99 Vjeç
    • Ra kjo protestë e u pamë!
    • Kush është mbrapa? Të gjitha teoritë konspirative rreth protestës
    • Përfaqësimi i Diasporës në Parlamentin e Shqipërisë: Një Domosdoshmëri Demokratike
    • Më të dashuruar se kurrë më parë, Elita dhe Gjiko ndajnë me ndjekësit foto nga pushimet në Egjipt: Disa momente janë…
    • Nga golat te familja, Rey Manaj dhe partnerja e tij drejtë një kapitulli të ri
    djathtas.comdjathtas.com
    Home»AKTUALITET»Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit në botë
    AKTUALITET

    Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit në botë

    DJATHTAS.COMNga DJATHTAS.COM29 Qershor, 2026

    Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valutore. Sipas një raporti nga bestbrokers.com, Shqipëria renditet ndër vendet me peshën më të ulët të arit kundrejt strukturës së rezervës së saj valutore, por edhe të sasisë së arit në raport me popullsinë.

    Të dhënat krahasuese nga platforma bestbrokers, tregojnë se në shkurt të këtij viti Shqipëria kishte rezerva ari për një sasi totale prej 3.73 tonësh. Ajo përbënte 6.4% të vlerës totale të rezervës valutore të vendit.

    Shqipëria ka një peshë të ulët të arit në strukturën e rezervës krahasuar me shumicën e vendeve të Botës, duke përfshirë edhe vendet e Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe ato të Europës Lindore.

    Mes vendeve të rajonit për të cilat raporti i bestbrokers ofron informacion, Serbia ka peshën më të lartë të arit në strukturën e rezervës valutore, me 24.4% të vlerës së rezervës valutore, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 16.8% të peshës specifike të rezervës valutore. Vetëm Bosnje-Hercegovina ka një peshë më të ulët se Shqipëria, me 5.4% të vlerës së rezervës valutore.

    Në përgjithësi, vendet e Bashkimit Europian dhe ekonomitë më të zhvilluara kanë peshë të lartë të arit në strukturën e rezervës së tyre valutore, në disa raste edhe për më shumë se 80% të saj.

    Shqipëria ka gjithashtu një sasi të ulët të rezervave të arit për frymë, me rreth 1.6 gramë ar për banor. Edhe në këtë indikator, Shqipëria lë mbrapa vetëm Bosnje-Hercegovinën, që ka rezerva ari prej rreth 1.1 gramë për frymë. Maqedonia e Veriut ka rezerva ari në sasinë 3.82 gramë për frymë, ndërsa Serbia në vlerën 8.12 gramë për frymë.

    Në nivel botëror, vendet me rezervat më të mëdha të arit janë SHBA, me 8133 tonë ar, Gjermania, me 3350 tonë, Italia, me 2452 tonë, Franca, me 2437 tonë, Kina, me 2322 tonë dhe Rusia, me 2299 tonë, raporton Monitor.al.

    Çmimet e arit shënuan një tendencë në fortë në rritje vitin e kaluar, duke kaluar nivelin e 5300 USD për onz. Ndërkohë, gjatë këtij viti çmimet kanë pësuar rënie dhe aktualisht ndodhen pranë nivelit të 4100 USD për onz. Megjithatë, çmimet ngelen në rritje të ndjeshme me bazë vjetore.

    Rritja e çmimit të arit ka dhënë një efekt pozitiv edhe në bilancin e Bankës së Shqipërisë

    Sipas pasqyrave të audituara financiare të Bankës Qendrore, e ardhura vjetore nga rivlerësimi i rezervës së arit arriti në rreth 11.87 miliardë lekë për vitin 2025. E ardhura nga ndryshimi në vlerën e drejtë të arit monetar u rrit me 109% krahasuar me një vit më parë.

    Ndërkohë, në nëntor dhe dhjetor 2025 Banka e Shqipërisë vendosi gjithashtu edhe rritjen e rezervave të arit, duke blerë sasi të reja për një vlerë totale prej 2.98 miliardë lekësh. Rritja e vlerës së rezervave ekzistuese dhe zgjerimi i tyre solli një rritje të ndjeshme të rezervave të arit të Bankës Qendrore gjatë vitit të kaluar.

    Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill rezerva e arit kishte vlerën e 463 milionë eurove, në rritje me 48% krahasuar me një vit më parë.

    Share. Facebook Twitter LinkedIn Copy Link

    Related Posts

    Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre

    7 Korrik, 2026

    Trafikuan 2.4 ton drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal (EMRI)

    7 Korrik, 2026

    TOKA: Pasuria që Bashkon Shqiptarët nga 9 deri në 99 Vjeç

    7 Korrik, 2026
    Leave A Reply Anulo përgjigjen

    OP - ED

    Ra kjo protestë e u pamë!

    Nga DJATHTAS.COM

    TOKA: Pasuria që Bashkon Shqiptarët nga 9 deri në 99 Vjeç

    Nga DJATHTAS.COM

    Katër versione si mund të ndahemi me Ramën

    Nga DJATHTAS.COM
    Lajmet e Fundit
    AKTUALITET

    Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre

    Nga DJATHTAS.COM7 Korrik, 2026

    Deputetja e deklaruar e pavarur, Marjana Koçeku ka folur për herë të parë për partronazhistët…

    Katër versione si mund të ndahemi me Ramën

    7 Korrik, 2026

    “Shkrumbohen” Franca, Spanja dhe Portugalia! Zjarret jashtë kontrollit, evakuohen mbi 10 mijë persona

    7 Korrik, 2026

    Trafikuan 2.4 ton drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal (EMRI)

    7 Korrik, 2026
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Djathtas.com është një platformë mediatike online, tërësisht e pavarur, e lindur nga nevoja për një informim të saktë, të ndershëm dhe të pakompromis. Misioni ynë është të sjellim përpara publikut jo vetëm lajmin e fundit, por edhe analizën e thellë, komentin e mprehtë dhe këndvështrime të larmishme. Në një epokë ku informacioni qarkullon shpejt, ne zgjedhim të udhëhiqemi nga verifikimi i fakteve dhe interesi publik. Djathtas.com nuk është thjesht një dritare lajmesh, por një hapësirë ku e vërteta dhe liria e shprehjes gjejnë zërin e tyre.

    Facebook Instagram YouTube TikTok
    Lajmet e fundit

    “Mallkimi” prek Kanadanë ende pa zbritur në fushë, kombëtarja rrezikon “eliminimin” ndaj Afrikës së Jugut (ARSYEJA)

    29 Qershor, 2026

    Ishte gati të shkrinte gjithë pasurinë e tij që Meta të dilte nga burgu, Kujtim Cakrani flet për përçarjen e tij me ish-presidentin! A ishte komploti arsyeja?

    29 Qershor, 2026

    Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet prezenca e diasporës

    29 Qershor, 2026
    © 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Djathtas.com

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.