Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    E mërkurë, 12 Gusht
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    djathtas.comdjathtas.com
    • AKTUALITET
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Kulturë
      • Sociale
    • POLITIKË
    • BOTA
    • OP-ED
    • RAJONI
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    LAJME FLASH
    • Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre
    • Katër versione si mund të ndahemi me Ramën
    • “Shkrumbohen” Franca, Spanja dhe Portugalia! Zjarret jashtë kontrollit, evakuohen mbi 10 mijë persona
    • Trafikuan 2.4 ton drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal (EMRI)
    • TOKA: Pasuria që Bashkon Shqiptarët nga 9 deri në 99 Vjeç
    • Ra kjo protestë e u pamë!
    • Kush është mbrapa? Të gjitha teoritë konspirative rreth protestës
    • Përfaqësimi i Diasporës në Parlamentin e Shqipërisë: Një Domosdoshmëri Demokratike
    • Më të dashuruar se kurrë më parë, Elita dhe Gjiko ndajnë me ndjekësit foto nga pushimet në Egjipt: Disa momente janë…
    • Nga golat te familja, Rey Manaj dhe partnerja e tij drejtë një kapitulli të ri
    djathtas.comdjathtas.com
    Home»AKTUALITET»“Bullizmi, një fjalë e keqe sot, një plagë përgjithmonë” pritet me sukses në Libohovë
    AKTUALITET

    “Bullizmi, një fjalë e keqe sot, një plagë përgjithmonë” pritet me sukses në Libohovë

    DJATHTAS.COMNga DJATHTAS.COM29 Qershor, 2026

    Mbrëmjen e djeshme, në Qendrën Kulturore të Libohovës, Qendra Kulturore Mediatike Antigonea organizoi shfaqjen premierë të pjesës teatrale “Bullizmi, një fjalë e keqe sot, një plagë përgjithmonë”, interpretuar nga trupa teatrore e shkollave të Bashkisë Gjirokastër.

    Vetë organizatorët nuk e prisnin një sukses të tillë. U kënaqën aktorët, publiku dhe organizatorët. Ishte vërtet një shfaqje fantastike, e cila u prit me duartrokitje pas interpretimit të secilit prej tre akteve.

    “Bullizmi, një fjalë e keqe sot, një plagë

    Teatri u ndoq me interes nga më shumë se 50 nxënës, prindër, mësues, punonjës socialë dhe psikologë.

    Në fund të shfaqjes, pjesëmarrësit në sallë bashkëbiseduan me aktorët dhe organizatorët, duke bërë vlerësime pozitive për mënyrën se si u trajtua tema e bullizmit, si një shqetësim i madh dhe shpesh i nënvlerësuar në shoqërinë shqiptare.

    Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit falënderuan koordinatorin e projektit, Engjëllush Serjani, drejtuesen e trupës teatrore të fëmijëve, Athalia Koçi, regjisorin Kosta Kreci, këngëtaren dhe aktoren interpretuese Nikol Çabeli, si dhe aktorët e rinj: Amalia Çenko, Hari Puleri, Amalia Puleri, Dasara Çibuku, Albert Shehu dhe Regis Gozhita.

    Shfaqjet e grupit të teatrit lëvizës do të vazhdojnë edhe në bashkitë e tjera të qarkut të Gjirokastrës.

    Kjo shfaqje organizohet në kuadrin e projektit “Nga ndërgjegjësimi tek veprimi: Parandalimi i kulturës së bullizmit në shkolla dhe minoritete”, i organizuar me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Sociale dhe i financuar nga Ambasada e Suedisë në Tiranë.

    “Bullizmi, një fjalë e keqe sot, një plagë

    Mesazhi i shfaqjes së trupës së të rinjve ishte i qartë: bullizmi nuk është më një fenomen i izoluar, por një realitet shqetësues që është përhapur gjerësisht në shkolla dhe në komunitet. Ai kërkon një angazhim më serioz nga e gjithë shoqëria. Shfaqja i bën thirrje institucioneve, familjeve dhe komunitetit që të kapërcejnë fjalimet moralizuese dhe të kalojnë nga ndërgjegjësimi te masat dhe veprimet konkrete parandaluese.

    Referuar edhe disa ngjarjeve reale të ndodhura në qarkun e Gjirokastrës, bullizmi nuk është më një problem i veçuar, por një shqetësim që ka prekur një pjesë të brezave të rinj, duke paralajmëruar rreziqe serioze për të ardhmen e shoqërisë shqiptare.

    Në këto rrethana, në qarkun e Gjirokastrës ka filluar një reagim më i koordinuar i shoqërisë civile, në bashkëpunim me shkollat, institucionet vendore të shërbimeve sociale dhe strukturat e policisë.

    Qendra Kulturore Mediatike Antigonea, me mbështetjen e programit “Forcimi i Policimit në Komunitet” të Ambasadës së Suedisë, ka nisur të organizojë workshop-e, ditë të hapura dhe veprimtari kulturore që synojnë sensibilizimin dhe parandalimin e kulturës së bullizmit në shkolla dhe komunitet.

    Krahas të rinjve, në këto veprimtari janë përfshirë edhe stafet psikosociale, mësuesit, prindërit dhe përfaqësuesit e policisë vendore.

    Share. Facebook Twitter LinkedIn Copy Link

    Related Posts

    Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre

    7 Korrik, 2026

    “Shkrumbohen” Franca, Spanja dhe Portugalia! Zjarret jashtë kontrollit, evakuohen mbi 10 mijë persona

    7 Korrik, 2026

    Trafikuan 2.4 ton drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal (EMRI)

    7 Korrik, 2026
    Leave A Reply Anulo përgjigjen

    OP - ED

    Ra kjo protestë e u pamë!

    Nga DJATHTAS.COM

    TOKA: Pasuria që Bashkon Shqiptarët nga 9 deri në 99 Vjeç

    Nga DJATHTAS.COM

    Katër versione si mund të ndahemi me Ramën

    Nga DJATHTAS.COM
    Lajmet e Fundit
    AKTUALITET

    Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre

    Nga DJATHTAS.COM7 Korrik, 2026

    Deputetja e deklaruar e pavarur, Marjana Koçeku ka folur për herë të parë për partronazhistët…

    Katër versione si mund të ndahemi me Ramën

    7 Korrik, 2026

    “Shkrumbohen” Franca, Spanja dhe Portugalia! Zjarret jashtë kontrollit, evakuohen mbi 10 mijë persona

    7 Korrik, 2026

    Trafikuan 2.4 ton drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal (EMRI)

    7 Korrik, 2026
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Djathtas.com është një platformë mediatike online, tërësisht e pavarur, e lindur nga nevoja për një informim të saktë, të ndershëm dhe të pakompromis. Misioni ynë është të sjellim përpara publikut jo vetëm lajmin e fundit, por edhe analizën e thellë, komentin e mprehtë dhe këndvështrime të larmishme. Në një epokë ku informacioni qarkullon shpejt, ne zgjedhim të udhëhiqemi nga verifikimi i fakteve dhe interesi publik. Djathtas.com nuk është thjesht një dritare lajmesh, por një hapësirë ku e vërteta dhe liria e shprehjes gjejnë zërin e tyre.

    Facebook Instagram YouTube TikTok
    Lajmet e fundit

    “Mallkimi” prek Kanadanë ende pa zbritur në fushë, kombëtarja rrezikon “eliminimin” ndaj Afrikës së Jugut (ARSYEJA)

    29 Qershor, 2026

    Ishte gati të shkrinte gjithë pasurinë e tij që Meta të dilte nga burgu, Kujtim Cakrani flet për përçarjen e tij me ish-presidentin! A ishte komploti arsyeja?

    29 Qershor, 2026

    Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet prezenca e diasporës

    29 Qershor, 2026
    © 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Djathtas.com

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.