Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    E enjte, 15 Tetor
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    djathtas.comdjathtas.com
    • AKTUALITET
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Kulturë
      • Sociale
    • POLITIKË
    • BOTA
    • OP-ED
    • RAJONI
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    LAJME FLASH
    • Dhuna ndaj studentëve është përgjegjësi politike e kësaj qeverie!
    • Diaspora ka zë, PD takim në Breshia
    • Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre
    • Katër versione si mund të ndahemi me Ramën
    • “Shkrumbohen” Franca, Spanja dhe Portugalia! Zjarret jashtë kontrollit, evakuohen mbi 10 mijë persona
    • Trafikuan 2.4 ton drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal (EMRI)
    • TOKA: Pasuria që Bashkon Shqiptarët nga 9 deri në 99 Vjeç
    • Ra kjo protestë e u pamë!
    • Kush është mbrapa? Të gjitha teoritë konspirative rreth protestës
    • Përfaqësimi i Diasporës në Parlamentin e Shqipërisë: Një Domosdoshmëri Demokratike
    djathtas.comdjathtas.com
    Home»AKTUALITET»Dhuna ndaj studentëve është përgjegjësi politike e kësaj qeverie!
    AKTUALITET

    Dhuna ndaj studentëve është përgjegjësi politike e kësaj qeverie!

    DJATHTAS.COMNga DJATHTAS.COM15 Tetor, 2026

    Nga Athem Aga

    Dhimbja e shpirtit është fort më e madhe se çdo plagë fizike kur shihen studentë që përballen me dhunën e policisë. Ata kërkojnë të drejtat e tyre dhe kushte më të mira jetese. Janë fëmijët tanë këta djem dhe vajza të reja. Kanë të drejtë të kërkojnë arsim më të mirë dhe një të ardhme në Shqipëri. Qeveria duhet t’i dëgjojë dhe t’u japë përgjigje dhe jo të tallet me ta, siç e ka bërë në vitet 2018-2019. Ata nuk besojnë më. Gjithçka do e toleroni, përveç mashtrimit, përbuzjes dhe injorimit nga kjo qeveri që përfundimisht ka humbur çdo kredo morale.

    Dënoj me forcë dhunën dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të atyre që janë ndaluar padrejtësisht. Të zbardhet kush ka goditur dhe kush ka urdhëruar. Secili duhet të mbajë përgjegjësi, pavarësisht postit që ka.
    Policia duhet të ndalë përdorimin e pajustifikuar të forcës dhe të ndihmojë në qetësimin e situatës.

    Institucionet e sigurisë kanë detyrë të mbrojnë qytetarët dhe të respektojnë Kushtetutën. Kam 36 vite në diasporë, tashmë edhe më detyrën e Sekretarit për Diasporën dhe Emigracionin në Partinë Demokratike. E njoh dhimbjen e largimit, mungesën e familjes dhe mallin për vendin tim. Edhe kur ndërton jetën jashtë, shqetësimi për Shqipërinë të shoqëron çdo ditë.

    Pas çdo të riu që largohet, mbeten prindër që presin dhe një familje që jeton e ndarë. Këtë e kanë përjetuar shumë familje shqiptare, brenda dhe jashtë vendit. Nuk dua që edhe brezi i këtyre studentëve ta shohë largimin si të vetmen rrugë përpara. Si Sekretar për Diasporën dhe Emigracionin, për mua kjo është një përgjegjësi që e ndiej personalisht. Dua një Shqipëri ku të rinjtë mund të ndërtojnë jetën e tyre dhe ku bashkëatdhetarët që dëshirojnë të kthehen gjejnë siguri, drejtësi dhe mundësi për të kontribuuar.

    Lidhja me diasporën duhet të ketë vlerë çdo ditë, përtej remitancave dhe periudhave zgjedhore. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe të largohet. Një qeveri që u përgjigjet kërkesave të rinisë me dhunë ka humbur besimin që i duhet për të qeverisur.

    Jam pranë studentëve dhe pedagogëve në kërkesat e tyre të drejta që pëmblidhen në kërkesën kryesore: Dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe i bëj thirrje çdo qytetari të mbështesë protestën paqësore dhe të kërkojë drejtësi. Dua që Shqipëria t’u japë të rinjve arsye për të qëndruar dhe atyre që janë larguar shpresë për t’u kthyer.

    Ethem Aga Protesta qeveria qytetaret
    Share. Facebook Twitter LinkedIn Copy Link

    Related Posts

    Diaspora ka zë, PD takim në Breshia

    5 Tetor, 2026

    Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre

    7 Korrik, 2026

    Katër versione si mund të ndahemi me Ramën

    7 Korrik, 2026
    Leave A Reply Anulo përgjigjen

    OP - ED

    Ra kjo protestë e u pamë!

    Nga DJATHTAS.COM

    TOKA: Pasuria që Bashkon Shqiptarët nga 9 deri në 99 Vjeç

    Nga DJATHTAS.COM

    Kush është mbrapa? Të gjitha teoritë konspirative rreth protestës

    Nga DJATHTAS.COM
    Lajmet e Fundit
    AKTUALITET

    Dhuna ndaj studentëve është përgjegjësi politike e kësaj qeverie!

    Nga DJATHTAS.COM15 Tetor, 2026

    Nga Athem Aga Dhimbja e shpirtit është fort më e madhe se çdo plagë fizike…

    Diaspora ka zë, PD takim në Breshia

    5 Tetor, 2026

    Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre

    7 Korrik, 2026

    Katër versione si mund të ndahemi me Ramën

    7 Korrik, 2026
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Djathtas.com është një platformë mediatike online, tërësisht e pavarur, e lindur nga nevoja për një informim të saktë, të ndershëm dhe të pakompromis. Misioni ynë është të sjellim përpara publikut jo vetëm lajmin e fundit, por edhe analizën e thellë, komentin e mprehtë dhe këndvështrime të larmishme. Në një epokë ku informacioni qarkullon shpejt, ne zgjedhim të udhëhiqemi nga verifikimi i fakteve dhe interesi publik. Djathtas.com nuk është thjesht një dritare lajmesh, por një hapësirë ku e vërteta dhe liria e shprehjes gjejnë zërin e tyre.

    Facebook Instagram YouTube TikTok
    Lajmet e fundit

    “Mallkimi” prek Kanadanë ende pa zbritur në fushë, kombëtarja rrezikon “eliminimin” ndaj Afrikës së Jugut (ARSYEJA)

    29 Qershor, 2026

    Ishte gati të shkrinte gjithë pasurinë e tij që Meta të dilte nga burgu, Kujtim Cakrani flet për përçarjen e tij me ish-presidentin! A ishte komploti arsyeja?

    29 Qershor, 2026

    Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet prezenca e diasporës

    29 Qershor, 2026
    © 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Djathtas.com

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.