Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    E mërkurë, 12 Gusht
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    djathtas.comdjathtas.com
    • AKTUALITET
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Kulturë
      • Sociale
    • POLITIKË
    • BOTA
    • OP-ED
    • RAJONI
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    LAJME FLASH
    • Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre
    • Katër versione si mund të ndahemi me Ramën
    • “Shkrumbohen” Franca, Spanja dhe Portugalia! Zjarret jashtë kontrollit, evakuohen mbi 10 mijë persona
    • Trafikuan 2.4 ton drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal (EMRI)
    • TOKA: Pasuria që Bashkon Shqiptarët nga 9 deri në 99 Vjeç
    • Ra kjo protestë e u pamë!
    • Kush është mbrapa? Të gjitha teoritë konspirative rreth protestës
    • Përfaqësimi i Diasporës në Parlamentin e Shqipërisë: Një Domosdoshmëri Demokratike
    • Më të dashuruar se kurrë më parë, Elita dhe Gjiko ndajnë me ndjekësit foto nga pushimet në Egjipt: Disa momente janë…
    • Nga golat te familja, Rey Manaj dhe partnerja e tij drejtë një kapitulli të ri
    djathtas.comdjathtas.com
    Home»OP-ED»Katër versione si mund të ndahemi me Ramën
    OP-ED

    Katër versione si mund të ndahemi me Ramën

    DJATHTAS.COMNga DJATHTAS.COM7 Korrik, 2026

    Nga Andi Bushati

    Ndonëse protesta më simbolike dhe më e bukur që ka ngjarë në këtë vend ka nxjerë në dritë një të vërtetë të madhe, atë se Shqipëria drejtohet nga një bandë uzurpatorësh pa legjitimitet, ajo deri më tani nuk ka ofruar zgjidhje për mënyrën se si mund të çlirohemi prej tyre. Pyetja e thjeshtë: “si ikën Edi Rama”, thelbi i së cilës është shfaqur me gjithë kreativitetin e tij në qindra sllogane përgjatë bulevardit, qëndron si shpata e demokleut mbi fatin e revolucionit të flamingove.

    Opsionet e hedhura përgjatë këtyre thuajse 40 ditëve janë disa. Ka nga ata që besojnë se ende jetojmë në demokraci dhe shpresojnë në një dorëheqje morale, si shenjë reflektimi për mëkatet e këtyre 13 viteve. Sipas logjikës së tyre, në një vend të lirë është e kotë të zvaritesh në pushtet, pasi sa më shumë të zgjasë kjo agoni, aq më e fortë dhe më e parikuperueshme do të jetë rënia.

    Një grupim tjetër sheh si mundësi një lloj zgjimi brenda Partisë Socialiste siç ndodhi me deputeten e Shkodrës Mariana Koçeku, ku një grup ish besnikësh mund ti kërkojnë kryeministrit të largohet, pasi po bëhet një peshë e papërballueshme për fatin e forcës së vet politike.

    Nga ana tjetër, ata që s’besojnë tek këto zgjidhje që bazohen mbi një reflektim moral, kanë hedhur vështrimin nga SPAK dhe drejtësia e re. Për ta, ato fuqi perendimore që e shohin me simpati protestën dhe kanë stimuluar pjesmërrjen në të OJF-ve të financuara prej tyre, mund të shfrytëzojnë ndikimin tek prokurorët dhe gjykatësit për ti dhënë fund sundimit të autokratit. Ata aludojnë se një lëvizje e ngjashme me rastin Balluku, ku kryeministri të pezullohej nga detyra, do e zgjidhte përfundimisht dilemën.

    Të treja këto versione i bashkon një rrugë e kadifejtë drejt fundit. Ato parashikojnë një rrugëtim të butë dhe paqësor drejt ndarjes me autokracinë, që i shkon në mënyrë të përkryer AND-së së kësaj lëvizjeje qytetare.

    Por, fatkeqsisht, po aq sa janë të bukura, po aq ato duken edhe të pamundura. Për Edi Ramën, ashtu sikurse e ka pohuar edhe vetë, dorëheqja mbetet një zgjidhje e paimagjinueshme. Jo vetëm për faktin se prej një dekade ai është mësuar të udhëtojë me çarter privat, të presë mbrëmjeve vizitorë me të cilët hap vera 33 mijë euroshe, por edhe për një gjë shumë më ekzistenciale.

    Nga nënyra se si e ka ushtruar pushtetin, ai i ka lënë vetes vetëm dy zgjidhje: ose kolltukun, ose qelinë. Duke firmosur “fap,fap fap”, duke plaçlitur këtë vend, duke u përfshirë në skandale alla McGonigal, ai e ka dizenjuar vetë rrugën e tij. Ai e dogji mundësinë të plakej me Koçon në Qeparo, apo ti përkushtohj pikturës në një jetë të tretë. Nëse lë pushtetin, ai humb gjithçka, prandaj largimi vullnetar është një iluzion.

    Po e tillë duket edhe mundësia e një “Rilindje 2.0” në PS. Prej kohësh ajo parti ka adoptuar fytyrën, moralin dhe veset e kreut të saj. Ajo është zeqinizuar aq shumë sa sot duket e pamundur që brenda saj të ngrihen 13-14 vetë që të votojnë një mocion kundër shefit.

    As rruga me SPAK nuk duhet parë me optimizëm. Sado që falë influencave të huaja ai mbetet institucioni më pak i pakapur ndërmjet të gjithë të tjerëve, shenja më e madhe e pavarësisë që Prokuroria e Posaçme ka dhënë deri më tani, ka qenë që të godasë pa leje brenda vathës së Ramës, por pa imagjinuar kurrë, as në ëndërrat e veta më të çmendura, të shkojë deri tek ai.

    Ndonëse fakte dhe indicie ka me dhjetra, SPAK nuk ka guxuar deri më tani, as ta pyesë si person që ka djeni për skandalet e llahtarshme Ramën, e jo më të vijojë përtej. Edhe masiviteti i revolucionit të flamingove edhe presioni i mundshëm ndërkombëtar, kanë pak gjasë ta trimërojnë deri në këtë pikë.

    Në këto kushte, kur të tëra rrugët normale duken të bllokuara, i vetmi shteg i mundshëm mund të jetë ai i përplasjes. Një tentativë për të hyrë në kryeministri, qoftë dhe në mjediset e KOD, qendrës për komunikim dhe dialog, të cilën vetë qëveria e ka promovuar si një hapsirë për dëgjimin e zërave kritikë, mund të përbënte një simbol, se pallati i pushtetit nuk i përket më një grushti uzurpatorësh.

    Natyrisht, që zgjedhja e obsionit të forcës ngërthen brenda vetes risqe të mëdha. Ajo mund ta ndante lëvizjen nga një pjesë e saj, thelbësisht qytetare, që çon çdo pasdite fëmijët të vizatojnë në shesh. Ajo mund të shkrumbonte kreativitetin e atyre slloganeve, që për nga fantazia janë të denja për çmimin Nobel. Ajo mund ta kthente festën në tragjedi.

    Aq e vërtetë është kjo sa në disa raste ka qenë vetë aparati shtetëror që ka provokuar me dhunë, shkopa gome, gaz lotjellës e arrestime të paligjshme, duke shpresuar se, fundi i epokës paqësore, do e përçante protestën. Data 4 korrik dëshmoi se nuk ia arriti.

    Prandaj, sado me risk që të duket, përgjigjja me fuqinë e rrugës ndaj dhunës sistemike të pushtetit, nuk ka pse trajtohet më si tabu. Që prej 30 majit flamingot kanë dëshmuar se dinë të jenë qytetarë, paqësorë, me fantazi. Ata e kanë fituar betejën morale me këtë mjedis. Ata i kanë shfryrë të gjitha shpifjet që kanë dashur ti bëjnë pis. Tani për ta, më i rëndësishëm se imazhi është qëllimi. Ndoshta përpos fytyrës së bukur, “Shqipëria e re” e kërkon edhe një sakrificë.

    Andi Bushati Edi Rama
    Share. Facebook Twitter LinkedIn Copy Link

    Related Posts

    Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre

    7 Korrik, 2026

    TOKA: Pasuria që Bashkon Shqiptarët nga 9 deri në 99 Vjeç

    7 Korrik, 2026

    Ra kjo protestë e u pamë!

    4 Korrik, 2026
    Leave A Reply Anulo përgjigjen

    OP - ED

    Ra kjo protestë e u pamë!

    Nga DJATHTAS.COM

    TOKA: Pasuria që Bashkon Shqiptarët nga 9 deri në 99 Vjeç

    Nga DJATHTAS.COM

    Katër versione si mund të ndahemi me Ramën

    Nga DJATHTAS.COM
    Lajmet e Fundit
    AKTUALITET

    Marjana Koçeku zbulon rrjetin e patronazhistëve: Janë 800 mijë profile mercenarësh virtualë, bashkitë janë kthyer në garnizone të tyre

    Nga DJATHTAS.COM7 Korrik, 2026

    Deputetja e deklaruar e pavarur, Marjana Koçeku ka folur për herë të parë për partronazhistët…

    Katër versione si mund të ndahemi me Ramën

    7 Korrik, 2026

    “Shkrumbohen” Franca, Spanja dhe Portugalia! Zjarret jashtë kontrollit, evakuohen mbi 10 mijë persona

    7 Korrik, 2026

    Trafikuan 2.4 ton drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal (EMRI)

    7 Korrik, 2026
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Djathtas.com është një platformë mediatike online, tërësisht e pavarur, e lindur nga nevoja për një informim të saktë, të ndershëm dhe të pakompromis. Misioni ynë është të sjellim përpara publikut jo vetëm lajmin e fundit, por edhe analizën e thellë, komentin e mprehtë dhe këndvështrime të larmishme. Në një epokë ku informacioni qarkullon shpejt, ne zgjedhim të udhëhiqemi nga verifikimi i fakteve dhe interesi publik. Djathtas.com nuk është thjesht një dritare lajmesh, por një hapësirë ku e vërteta dhe liria e shprehjes gjejnë zërin e tyre.

    Facebook Instagram YouTube TikTok
    Lajmet e fundit

    “Mallkimi” prek Kanadanë ende pa zbritur në fushë, kombëtarja rrezikon “eliminimin” ndaj Afrikës së Jugut (ARSYEJA)

    29 Qershor, 2026

    Ishte gati të shkrinte gjithë pasurinë e tij që Meta të dilte nga burgu, Kujtim Cakrani flet për përçarjen e tij me ish-presidentin! A ishte komploti arsyeja?

    29 Qershor, 2026

    Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet prezenca e diasporës

    29 Qershor, 2026
    © 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Djathtas.com

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.