Këngëtari Besart Kelmendi i njohur me emrin e artit si Gjesti, është shfaqur së fundmi nostalgjik në rrjet duke kujtuar kohërat kur ai ka qenë një nxënës i fillores.

Në foton e publikuar në faqen e tij të Instagramit, ku ai shfaqet në rresht me shokët dhe shoqet e klasës e përpara tyre duket mësuesja kujdestare, Gjesti shkruan: Edhe pse jemi shpërndarë, shumë kisha pasur qejf edhe njëherë të kemi bashkë një foto si kjo.

Duke kujtuar me mall kohërat e fëmijërisë, Gjesti ka vizituar së fundmi mësuesen e tij të fillores, një video e cila bëri xhiron e rrjetit.

Ndërsa më tej ai ndau një foto të shkrepur krah mësueses së tij, ku dyshja shfaqen shumë të lumtur që u ritakuan pas kaq shumë vitesh.

Postimet e Gjestit: 

https://djathtas.com/wp-content/uploads/2026/06/6a40c9a4690d6.mp4
Share.
Leave A Reply

Exit mobile version